Supermodelja Gisele Bündchen ka zbuluar arsyen e vendimit të saj të befasishëm për tu larguar nga Victoria’s Secret.
 

Supermodelja Gisele Bündchen ka zbuluar arsyen e vendimit të saj të befasishëm për tu larguar nga Victoria’s Secret.

Ajo ishte vetëm 19 vjeçe kur nënshkroi kontratën me markën e të brendshmeve duke u bërë supermodelja më e paguar në botë për 15 vite rresht.

Paga vjetore që merrte nga Victoria’s Secret përbënte 80 % të të ardhurave të saj vjetore.

Megjithatë, pavarësisht se e bëri emër si një nga modelet më të njohura të markës, Bundchen përfundimisht u lodh nga ky stil jete dhe nga kërkesat që erdhën nga të qenurit një engjëll.

“Vitet e para u ndjeva mirë, por me kalimin e kohës u ndjeva gjithnjë e më pak e qetë duke u fotografuar, duke ecur në pasarelë e veshur vetëm me bikini,”-tha ajo.

Edhe pse vendosi që të përfundoi karrierën e saj me Victoria’s Secret, supermodela tha se ishte “në paqe” me vetën për vendimin që mori.