Chanel është shtëpia e fundit e modës që ka përjashtuar përdorimin e gëzofit të kafshëve, duke ndjekur market tjera si Coach, John Galliano, Gucci e të tjerë.

Presidenti i Chanel Bruno Pavlovsky ka lajmëruar që marka nuk do të përdor më lëkurën dhe gëzofin e kafshëve, edhepse edhe më parë ata kishin përdorur shumë pak, shkruan Nylon.

“Nëse i këni parë koleksionet e vjetra, në to nuk ka shumë material me lëkurë ose gëzof kafshësh,” tha ai.

LLojet e kafshëve lëkura dhe gëzofi I të cilave janë përjashtuar prej përdorimit janë krokodilët, zhapijt, gjarpërinjët, dhe disa lloje krijesash detare.

Pavlofsky ka thënë se ndryshimi është bërë kryesisht për shkak të paqmundësisë për të gjetur material që i përshtaten nevojave e kërkesës për cilësi të markës, si dhe standardeve etike.

Ai ka shtuar se marka është duke u fokusuar në kërkime për krijimin e tekstileve dhe lëkurave të gjeneruara nga industritë agroushqimore.