Filmi i ri i regjisorit Quentin Tarantino”Once Upon a Time.. in Hollywood” me Leonardo Di Caprio dhe Brad Pitt do të jetë në garën zyrtare të festivalit ndërkombëtar të filmit të këtij viti në Kanë, thanë organizatorët sot.

Përfaqësuesi i festivalit, Thierry Fremo, tha në një deklaratë se kishin frikë se filmi i Tarantinos do të lirohej në kinema deri në fund të Korrikut dhe se nuk do të ishte gati për festival, por që Tarantino nuk doli nga montimi për katër muaj dhe se si një “fëmijë i vërtetë i Kanës” do të jetë atje.

Organizatorët kanë shtuar edhe shtatë filma në konkurrencën zyrtare, por ata nuk do të jenë në garë për Palmën e Artë.