Nesër do të jepet premiera e filmit “Dy gisht mjaltë”. Në këtë film luajnë moderatori i njohur, Ermal Mamaqi dhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elvana Gjata. Ermal Mamaqi në Instagram ka sjellë disa pamje nga filmi dhe krahas fotografive ka shkruar këtë mbishkrim: “Jemi vetëm 1 ditë larg premierës së “2Gisht Mjaltë”, 28 Mars, mos mungoni miq.” “Dy Gisht Mjaltë” është shkruar nga Ermal Mamaqi dhe Besnik Mustafaj, ndërsa regjisor i filmit është regjisori turk, Emir Khalilzadeh. Në role të tjera të këtij filmi do të jenë edhe aktorë të njohur si: Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori, Blerim Destani etj./21Media