‘Netflix’, në negociata për ta blerë kinemanë “Egyptian Theatre”

‘Netflix’ njofton se është në bisedime për ta blerë kinemanë “Egyptian Theatre”, një prej shtëpive historike të filmave, e cila gjendet në zemër të Hollywoodit.

Platforma më e madhe digjitale në botë, e cila po e dominon tregun me shërbimet e veta, planifikon që këtë hapësirë ta shfrytëzojë për organizimin e premierave të filmave që i prodhon.

Në vend të kësaj, Netflix kishte vendosur t’i shfaqë filmat online në të njëjtën ditë ose vetëm disa ditë pasi që filmat shfaqeshin në ekran të madh.

Kinemaja “Egyptian Theatre” u hap në vitin 1922 me premierën e parë të filmit në histori, që ishte filmi “Robin Hood” me aktor Douglas Fairbanks-in.