Premiera e Sezonit 8 kishte plot 55 milionë shikime të piratuara, shkarkime dhe torrente në 24 orët e fundit.

Game of Thrones u rikthye në HBO të Dielën me disa prej vlerësimeve më të mëdha dhe audienca të çmendura.

Nga këto 55 milionë shikime të piraturara, pjesa më e madhe vinin nga transmetime jo zyrtare, shkarkimet përbënin 12.2%, torrentet publike 10.5% dhe torrentet private 0.5%.

Krahasuar me HBO, ky i fundit pati 17.4 milionë shikime në të tre platforma, dy në internet dhe një kabllor. 11.8 milionë shkuan përmes platformës kabllor TV dhe 5.6 milionë përmes kanaleve zyrtare të kompanisë në internet.

Pjesa më e madhe e shikimeve të piratuara të Game of Thrones vinin nga India me 10 milionë dhe Kina me 5 milionë. Në SHBA ishin vetëm 4 milionë shikime ilegale.