Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur sot konkursin për subvencionim të projekteve filmike për vitin 2019 në të gjitha kategoritë.

Përmes një njoftimi QKK-ja bënë të ditur se konkursi  për mbështetje të projekteve filmike është hapur për këto kategori: Konkursi për film të metrazhit të gjatë artistik, dokumentar dhe të animuar; Konkursi për film të metrazhit të shkurtër artistik, dokumentar dhe të animuar; Konkursi për film debutues të metrazhit të gjatë artistik: Konkursi për koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik; Konkursi për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik si dhe konkursi për zhvillimin e skenarit për film të metrazhit të gjatë.

“Afati i fundit për të aplikuar për mbështetjen e projekteve filmike është 19 maj 2019. Ndërsa afati i fundit për regjistrimin e shtëpive filmike në QKK është 10 maj 2019”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Më tej QKK njofton se buxheti i qendrës për këtë vit është 1,4 milion euro, i cili buxhet pritet të rritet në muajin qershor, pas rishikimit të buxhetit që pritet të ndodhë nga Qeveria e Kosovës/kallxo.com/