Aktori Macaulay Cuklin, ose siç të gjithë e njohim si Kevin-i që mbeti i vetëm në shtëpi, sapo na dha dhuratën më të bukur të Krishtlindjeve. 38 vjeçari, është bashkuar me Google, për të bërë një reklamë të sistemi të zërit që kjo kompani ofron në shtëpitë tuaja.

Me pak fjalë, Kevin-i i vogël tani është një i rritur i pasionuar pas teknologjisë, i cili përdor këtë opsion të Google për të rikrijuar skenat e famshme nga “Home Alone’.

 

 

Kujtojmë që Cuklin, pas super suksesit që pati si fëmijë aktor jo vetëm me filmat “I vetëm në shtëpi”, hoqi dorë nga aktrimi vetëm në moshën 15 vjeçare dhe përgjatë viteve ka qenë gjithmonë i lidhur me lajme për varësinë nga droga ose për problemet me familjen. Për këtë arsye, ky klip i ri edhe pse vetëm një reklamë, shënon rikthimin e tij në ekran dhe fansat e tij janë ndjerë në një farë mënyre “krenarë” për heroin e tyre të fëmijërisë.

#heygoogle Have you ever wondered what Kevin McCallister is like as an adult? Me neither. But just in case you’re curious you should totally watch this #ad pic.twitter.com/uO9qMPrUT3

— Macaulay Culkin (@IncredibleCulk) December 19, 2018