Motrat vijnë me “Çika e nanës” Motrat Mustafa, janë ndër këngëtaret më të pëlqyera nga adhuruesit e muzikës popullore dhe asaj zbavitëse. Me zërin e tyre melodik, ato i kënduan, atdheut, familjes e dashurisë. Kurse, këtë herë motrat kanë punuar një këngë për më të shtrenjtën e tyre nënën. Për herë të parë në këtë projekt do të jenë së bashku tetë motrat dhe nëna e tyre, e cila edhe do të këndojë, shkruan rtv21.tv. Për këngën e re motrat Mustafa kanë bashkëpunuar me tekstshkruesin dhe kompozitorin e njohur, Ilir Beranin. Kënga mban titullin “Çika e nanës” dhe pritet që të publikohet nesër në orën 18:00. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë motrat në Instagram ku kanë publikuar edhe një pjesë të shkurtër të klipit. Video Player 00:00 00:15 Kujtojmë se, në media është përfolur për një prishje të raportit ndërmjet Motrave Mustafa dhe këngëtares, Shyhrete Behluli. Me arsyen e kësaj kënge, të cilën është raportuar se Shyhrete Behluli iu ka vjedhur idenë e këngës, siç kishte thënë Safetja në një Intervistë se Shyhretes i ka treguar për këngën të parës. Ndryshe, “Bija e kusherina” mban titullin projekti i fundit që sollën gjashtë motrat së bashku, kjo këngë është pëlqyer shumë nga fansat e tyre dhe në kanalin Youtube numëron mbi 15 milionë klikime. /21Media