Anxhelina Hadërgjonaj edhe këtë vit, ishte ndër personazhet më të komentuara.

Bukuroshja që jeton dhe vepron në Amerikë, ku edhe po ndërton karrierën e saj si artiste, do të vjen me risi në vitin 2019, shkruan Indeksonline.

Pa dhënë shumë detaje në lidhje me projektn e ri, Anxhelina ka postuar një fotografi ku shfaqet e magjishme në të zeza, dhe mjaftë sensuale.

Megjithatë kjo fotografi pikërisht paralëjmëron rikthimin e fuqishëm të saj në tregun muzikor. Indeksonline mëson se këngëtarja shqiptare, në fillim të vitit që po vjen do ta lansojë projektin e ri muzikor, ndërsa kënga do të jetë në gjuhën angleze.