Khaled ka bërë të ditur se në Maj do të lancohet albumi i 11-të i tij “Father of Asahd”.Në rrjetet sociale, Khaled e bëri të ditur njoftimin e madh duke lançuar një seri të videove të tij duke folur me zyrtarë të lartë të Epic Records.“Unë dua të shfryhem për këtë. Unë dua që ta ndez krejt lojën”, u shpreh Khaled

Khaled, i cili e ka quajtur albumin si punën më të mirë të tij deri tani, premton se do të ketë hite në të.Sipas presidentes së labelit Epic Records, Sylvia Rhone, ky është albumi më i mirë ndonjëherë nga Khaled.

I quajtur sipas djalit të tij dyvjeçar, “Father of Asahd” pason albumin “Grateful” dhe pritet që të ketë bashkëpunime të mëdha me emra si “Travis Scott, Post Malone dhe Big Sean.

Vetëm muajin e kaluar, Khaled dhe Cardi B regjistruan një videoprojekt i cili do të jetë pjesë e albumit të ri të Khaled.