Talenti i shqiptarëve në muzikë tashmë është i dëshmuar edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Në spektaklin e talenteve “The Voice of Italy”, së fundmi janë prezantuar dy vajza me prejardhje shqiptare, të quajtura Serena dhe Ina Sinani.

Ato kanë kënduar së bashku në audicionet e fshehura këngën “Shumë Pis” të artistëve shqiptarë Era Istrefi dhe Ledri Vula.

Dy motrat Sinani kanë arritur t’i mahnitin publikun me interpretimin e tyre, njëlloj siç kanë bërë me jurinë.

Të katër anëtarët e jurisë kanë kthyer karriget për vajzat shqiptare, duke ofruar mundësinë e marrjes së tyre në grup.

Kujtojmë që edhe ndër vite shqiptarët kanë pasur sukses në këtë kompeticion muzikor, siç është rasti i këngëtares Elhaida Dani, e cila ishte shpallur fituese e një prej edicioneve të “The Voice of Italy”. /Telegrafi/