Sukseset e shqiptarëve në botë çdo ditë e më shumë po shtohet e një prej talentëve që po rrëmben vëmendjen është edhe 14 vjeçari Dio Dragaj. Talenti kosovar, Dio Dragaj ka arritur që të sigurojë finalen e “The Voice Kids” në Gjermani. Finalja do të mbahet të dielën më 21 prill në ora 20:15 dhe do të transmetohet në kanalin televiziv SAT1. Ndryshe, Dio është djali i Adnan Dragajt, ish-frontmenit të grupit të njohur “Humus”.