Dua Lipa sapo e ka publikuar këngën e saj më të re.

Kënga, e titulluar zyrtarisht “Want To (PACE Remix)” është publikuar së bashku me fushatën e Duas me Jaguarin, PACE, që është pjesë e markës së veturave të njohura.

Videoja e kësaj kënge është realizuar në një mënyrë shumë të veçantë.

Këngëtarja megjithatë është duke punuar për albumin e saj që do të publikohet më 19 tetor.

”E ngazëllyer për lansimin e një edicioni të albumit tim më 19 tetor me 3 këngë të reja! Mendoni se kjo është si një dhuratë e vogël për të përfunduar këtë cikël albumi! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen.”, ishin fjalët e saj.