UNUM është një festival që do të mbahet prej 31 maj deri më 2 qershor që do të mbahet në Shqipëri, më saktësisht në plazhin e quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin.
 

UNUM është një festival që do të mbahet prej 31 maj deri më 2 qershor që do të mbahet në Shqipëri, më saktësisht në plazhin e quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin.

Vendi ku do të mbahet ngjarja përshkruhet si një prej plazheve të fundit të paprekur prej dorës së njeriut, me gjire të izoluar dhe plazhe të arta.

Festivali premton të sjellë 50 performanca prej më  të mirave nga artistë lokal dhe ndërkombëtar.

UNUM në latinisht do të thotë një, thuhet në deklaratën për media, jo një si numër apo njësi matëse por një si tërësi, si unitet.

Fakti që  një prej revistave më të mëdha botërore ka paralajmëruar ardhjen e këtij eventi, thekson veçantinë  dhe I jep një format serioz, festivalit I cili po organizohet për herë të parë.