Krenari!

Këngëtarja e mirënjohur, Rita Ora është një nga emrat më të njohur në skenën ndërkombëtare. Emri i saj nëpër botë na përfaqëson denjësisht dhe mund të themi se po lë gjurmë në industrinë e muzikës, shkruan rtv21.tv Rita Ora ka filluar turneun e saj “Phoenix” edhe në Evropë, për të promovuar këngët e albumit të saj më të fundit. Artistja ka nisur me shtetin e Norvegjisë, ku ka performuar në kryeqytetin e tij, në Oslo. Edhe në këtë vend Rita ka dëshmuar se vërtetë ka dashuri të madhe ndaj atdheut, e gjatë koncertit ka bërë shqiponjën me duar. 28 vjeçarja ka publikuar më 18 prill projektin e ri muzikor “Carry On” në bashkëpunim me Kygo. Kënga është kolonë zanore e filmit “Pokémon: Detective Pikachu”, premiera e të cilit do të jetë më 10 maj./21Media