Reperi i njohur Skivi është i ndjekur në masë të madhe nga fansat në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka vendosur të publikojë një status në InstaStory, përmes së cilit ka çmuar disa prej kolegëve për muzikën e mirë që bënë këtë vit, njëherësh ka ironizuar me disa prej tyre.

“2019 hajde më shpejt se nuk e kam ndër mend me sjell asnjë këngë deri për vitin e ri. Te shohim estrada çka po sjell. Do do shumë mirë, bravo. A do kur pi shoh nuk e di pse bëjnë muzikë ose pretendojnë të jetuarit në estradë. Flasim edhe në TV”, ka shkruar ndër të tjerash reperi.

Tutje, ai thotë se shpreson që në Kosovë duhet funksionuar më mirë ligji për të drejtat autoriale, dhe si artist kjo do të ishte ndër dëshirat kryesore për vitin 2019.

Skivi ka qenë shumë aktiv gjatë këtij viti me projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku.