Një nga ish-të dashurat e Tekashi 6ix9ine rrëfehet se është abuzuar fizikisht dhe seksualisht prej reperit, i cili u shpall fajtor për 9 akuza.

Sara Molina, nëna e fëmijës 3 vjeç që erdhi në jetë nga marrëdhënia me reperin, tha për “Daily Beast” se reperi e ka dhunuar disa herë gjatë udhëtimit në Dubai, në tetor të 2018-s.

Ajo pretendon se 22-vjeçari filloi ta rrihte për dy orë pa ndërprerje, sepse bëri një debat me menaxherin e tij të atëhershëm Kifano ‘Shotti’ Jordan. Dyshja nisi lidhjen që nga viti 2011.

“Ishte shumë i nxehur, unë isha e trembur. Nuk e kisha parë kurrë të sillej ashtu. Më gjuajti aq shumë në veshin e djathtë, sa mendova se do të mbesja e shurdhër”, tregon 23-vjeçarja.

Molina tha se reperi nisi ta mbyste dhe ta shkelmonte, kur u ndje i lodhur duke e gjuajtur me grushte. Ajo u zgjua të nesërmen në mëngjes dhe ai e detyroi që të kryente marrëdhënie seksuale.

Ajo tregon se në një grindje më përpara, reperi nisi ta dhunonte në sytë e vajzës, e cila ishte vetëm 2 vjeçe në atë kohë.