Është fjala për dy foto të postuara në llogarinë personale të tij, si Instagram story. Aktori kosovar me sukses ndërkombëtar, sot ka kujtuar me nostalgji, periudhën e vitit 1996, kur ai kishte diplomuar jashtë vendit.

Në njërën prej fotografive, Kushtrimi pozon bashkë me nënën e tij,  i veshur me kostumin e diplomimit, ndërsa në tjetrën ai është së bashku me dy kolegë.