Këngëtarja Anjeza Shahini po përjeton 8 Marsin më të bukur të jetës së saj. Ajo është bërë për herë të parë nënë e një vajze, të cilën ka vendosur ta quajë Victoria Kelis Connoll.

Krahas fotografisë së publikuar në “Instagram”, Anjeza shkruan: “Dita e parë e gruas si nënë. Përshëndeteni vajzën time të vogël Tori, Victoria Kelis Connolly. Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI”.

Këngëtarja e dha lajmin e pritjes së ëmbël në nëntor të vitit të kaluar, përmes një fotografie ku shfaqej në pishinë me barkun e saj të rrumbullakosur. Kujtojmë se Anjeza është martuar në vitin 2015 me diplomatin anglez Paul Connolly dhe se prej disa vitesh tashmë jeton në Britani të Madhe.