Ditën e djeshme, moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Amarda Toska, festoi 37-vjetorin e lindjes së saj. Ermal Mamaqi i dedikoi partneres fjalët më të ëmbla publikisht,duke i uruar ditëlindjen.

“Ainshtaini ka thënë : “1orë me një grua të bukur është baraz me 1min” Jam i bekuar nga ty për këto 113,880 min që kemi kaluar së bashku. Gëzuar ditëlindjen”-ishin fjalët e Ermalit në postimin për Amin.

Gjatë mbrëmjes, Ermali dhe stafi i “Ami Event” e surprizuan moderatoren me një super festë, ku mblodhën miq e familjarë për të festuar nën ritmet e muzikës.

Mirëpo, në një moment teksa të gjithë kërcenin hitin e famshëm “Ku ka si Tirona”, Ermali ka qëndruar i ulur. I përlotur, ai ka filmuar të tjerët ndërkohë kërcenin këngën e tij në bashkëpunim me Dr. Florin dhe në videon e publikuar në Instastory ka etiketuar bashkëshorten e tij, Blerinën.