Beatrix Ramosaj është një  ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë. Ajo prej kohësh është përfolur për një lidhje me reperin Escobar , mirëpo një gjë  të tillë kurr nuk e ka pranuar.

Ndonëse është ende e re në moshë , së fundmi Beatrixi ka habitur fansat teksa ka shprehur dëshirën  që të bëhet nënë e një vajze. Ajo ka publikuar në ‘Instastory’ disa foto të një vajze të vogël që i ngjason dhe pranë tyre ka shkruar se saktësisht si kjo vajzë do të duket edhe e bija.

Po ashtu ajo nuk ka ngurruar që ti bëjë edhe një kërkesë bashkëshortit të saj të ardhshëm. “I dashur bashkëshort i ardhshëm, vajza jote do të duket fiks kështu dhe nëse do të isha ti , do  të doja ta gjeja veten time më parë, thjesht  po ta them…” ka shkruar Beatrixi pranë fotos së vogëlushes.