Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon me koncerte të njëpasnjëshme në bashkëpunim me bendin Jonas Brothers.

Ajo gjithashtu po vazhdon të vjen në ndihmë të komuniteteve të fëmijëve duke përfshirë edhe kolegjet e ndryshme.

Kjo ka bërë që bukuroshja jonë të marrë edhe një letër falënderuese nga ish-Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama.

Ajo ndër të tjerash e falënderon 28-vjeçaren për mbështetjen që po u jep “2019 College Singin Day” dhe fton që të vazhdojë me punën në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Ndryshe, Rexha është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vazhdim.