Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë një ndër çiftet e preferuar të publikut shqipar. Ata u bënë prindër për herë të parë në korrik të vitit të kaluar dhe në jetë erdhi vajza e tyre të cilën vendosën ta quanin Ajka.

Sot, Xhensila nëpërmjet disa Instastory-ve na ka treguar se diçka ka ndryshuar tek Besi që pas lindjes së vajzës. Duket se ai është bërë xheloz dhe mendon se Xhensila nuk e do siç e ka dashur më përpara sepse dashurinë ia ka marrë Ajka. Por me këngën e Klajdi Harunit  “Nuk të dua dot më pak”  në sfond këngëtarja i tregon Besit se ajo nuk mund ta dojë më pak dhe falenderon Klajdin për këngën sepse ka mundësi t’i shprehë bashkëshortit atë që ndjen nëpërmjet vargjeve të saj.

Në fakt kjo është diçka normale për çiftet që bëhen prindër për herë të parë sepse fëmija arrinë të “rrëmbejë” vëmendjen e tyre e sidomos të nënës.