Big Mama merr vëmendjen e mediave turke

Në Turqi për vite me radhë mbahet festivali “Best Of Rumeli Ödülleri – artistët më të mirë të Ballkanit”. Sivjet është organizuar një ceremoni madhështore në sallën Cemal Resit Rey, ku të pranishëm kanë qenë emra të njohur, të cilët kanë ndarë çmime për artistët më të suksesshëm të Ballkanit, transmeton rtv21.tv Në mesin e mysafirëve specialë nga Ballkani ishin edhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Big Mama dhe këngëtari nga Bosnja, Halid Muslimovic. Big Mama i ka ndarë një çmim aktores turke me prejardhje nga Peja, Birce Akalay. Përveç ndarjes së çmimit, në këtë skenë Big Mama ka performuar këngën e saj “I len krejt”. Kjo ngjarje e rëndësishme padyshim që ka marrë vëmendjen mediatike. E veçanta e gjithë kësaj është që Big Mama ka pushtuar ballinat e dy gazetave turke “Hüriyet” edhe “Miliyet”. Big Mama aktualisht është duke drejtuar emisionin “Mama’s Trip” në RTV21./21Media