Kim Kardashian është njëra nga modelet më të njohura për publikun ndërkombëtarë.

Emri i saj lakohet shpesh, jo vetëm për shkak të pozave që merr mirëpo edhe për faktin se është një sipërmarrëse e suksesshme.

Së fundmi ajo është parë të shoqërohet me një blogere shqiptare, Auretën, me të cilën ka postuar edhe fotografi.

Dyshen po i shoqëron edhe stilistja Sita Bellan.

Kujtojmë se Aureta u largua nga Shqipëria në moshën 12–vjeçare dhe tanimë është kthyer një ndër blogeret më të njohura në “Instagram”.