Paris Hilton dhe Chris Zylka i kanë dhënë fund fejesës. “Just Jared” ka cituar një burim pranë çiftit, i cili ka thënë se dyshja hoqi dorë nga martesa dhe tashmë janë fokusuar vetëm te karriera
 

Paris Hilton dhe Chris Zylka i kanë dhënë fund fejesës. “Just Jared” ka cituar një burim pranë çiftit, i cili ka thënë se dyshja hoqi dorë nga martesa dhe tashmë janë fokusuar vetëm te karriera

“Ata u ndanë dhe hoqën dorë nga martesa në fillim të muajit nëntor. Marrëdhënia e tyre u bë e padurueshme pas dy vitesh së bashku. Paris do të fokusohet te marka e saj, ndërsa Chris do t’i rikthehet aktrimit dhe artit”, ka thënë burimi.

Ndërsa TMZ shkruan se Chris Zylka do që Paris t’i kthejë unazën e fejesës me vlerë 2 milionë dollarë, pasi 37-vjeçarja është shprehur se gjërat mes tyre kanë marrë fund.

Gjithashtu TMZ vijon shkrimin duke thënë se 33-vjeçari e ka marrë me ulje çmimi unazën, duke qenë se argjendari ku është blerë ajo dhe Paris kanë një marrëdhënie të ngushtë.

Ndërkohë kujtojmë se ata u njohën në vitin 2017 . Paris dhe Chris u fejuan në fillim të vitit 2018 në Aspen dhe deklaruan se do të organizonin një dasmë madhështore në vjeshtë.

Pak javë më parë, që të dy njoftuan se ishin shumë të zënë me karrierën dhe nuk e planifikonin dot dasmën për këtë vit. Tashmë rezulton një mosmarrëveshja mes tyre