Për disa kohë është aluduar nëpër media rozë se një lidhje dashurie është e mundshme mes Dafina Zeqirit dhe Dj Geek.

Sipas ‘Iconstyle’ ajo edhe Dj Geek kanë nisur një romancë duke qenë se janë parë shpesh herë bashkë dhe madje komentet me zemra mes tyre kanë qenë të shumta.

Lidhur me këto laje, Dafia Zeqiri së fundmi ka dhënë një prononcim për ‘Revistën Class’ ku ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet.

“Jo, nuk jam në lidhje me Dj Geek. Kanë qarkulluar, po ashtu, lajme se kam qenë në lidhje me Pëllumb Citakun( menaxherin e kompanisë Moneyz), i cili është djali i dajës.Kam 5 djem në ekip dhe jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin, kuptohet si familje. Jemi bashkë pothuajse 24\7. Unë mbetem single dhe e vetmuar(qesh). U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, kurrë s’kam qenë më e lumtur”, është shprehur Dafina.