David Beckham është kritikuar ashpër nga fansat pasi publikoi një foto duke puthur në buzë vajzën e tij Harper. Ish-futbollisti u sulmua nga fansat që e konsideruan veprim të gabuar puthjen midis tyre.

Në foto shihet Beckham dhe vajza e tij 7-vjeçare në një pistë patinazhi. Ata pozuan para një peme Krishtlindjesh duke u puthur në buzë. “Si mund të puthësh një vajzë të vogël në buzë,”-shkruajti një fans.

Ndërsa të tjerë u shprehën: “Nuk është e drejtë. Jo në buzë por në faqe.” Por kjo nuk është hera e parë që David poston një foto duke u puthur me vajzën