Një lajm i pavërtetë u përhap pak orë më parë për këngëtaren Fifi, për të cilën u tha se mundet që të mos dalë të performojë në skenën e “Këngës Magjike”.

Mediat shkruan se këngëtarja për shkak të stresit të tepërt ka shtuar disa kilogramë në peshë, çka e ka bërë atë të mos ndihet aspak mirë në skenë.

U tha madje se Fifi nuk ndihej aspak mirë për pjesëmarrjen e saj në “Kënga Magjike” këtë vit, por këngëtarja ka mohuar gjithçka për “INtv”.

“Normal që është rren, kurrë nuk e kam thënë. Të më vinte turp prej kilogramëve isha dobësuar. Kurrë s’kam dhënë deklaratë të tillë”, ka thënë ajo!

Fifi dhe Mc Kresha janë një dyshe e fortë dhe pretendente për çmimin e parë të festivalit “Kënga Magjike” me hitin “Psikopatja jote”.

Bashkëpunimi i tyre i parë ka rezultuar i suksesshëm dhe shumë fansa e kanë mirëpritur.