Për këngëtaren vitet mbesin vetëm numra Për këngëtaren e njohur, Genta Ismajlin sot është ditë e veçantë pasi që ajo ka ditëlindjen. Këngëtarja  shumë e dashur për publikun shqiptar feston ditëlindjen e 35-të, megjithatë pamja e saj nuk e pasqyron këtë moshë, shkruan rtv21.tv. Debutimin në muzikë artistja e kishte bërë në moshën 19-vjeçare, kur ishte kthyer në Kosovë. Kënga e cila kishte shënuar fillimin e karrierës së suksesshme të saj, kishte qenë “Dridhem”. Genta me zërin e saj karakteristikë, veçohet edhe për lëvizjet dhe kërcimin e saj energjik në skenë. 35- vjeçarja gjithmonë kujdeset që mos të zë vend në mediat rozë sa i përket lajmeve për jetën e saj private. Genta tani ka arritur në majat e suksesit. Këngët e saj janë bërë hite dhe vazhdon të mbetet ndër këngëtaret më të kërkuara në koncerte të shumta dhe jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet ku ka shqiptarë. Ndryshe, projekti i fundit i Gentës është “Zjarr”, të cilin e ka sjellë në fund të muajit mars. Muzikën e këngës e ka bërë Irkenc Hyka, tekstin e ka shkruar MUMA, ndërsa për videoklipin është përkujdesur Bug Production. /21Media