Irina Shayk ka pasur një përleshje me dy super modelet tjera botërore, Gigi Hadid dhe Joan Smalls.

Tre yjet e botës së modës kanë marrë pjesë në kampanjën e Moschinos, për sezonën vjeshtë/dimër 2019, e cila ka filluar të nxjerrë në pah disa dramë të viteve 80-ta të shekullit të kaluar.

Shayk mund të shihet duke luajtur rolin e një vajze që mundohet të “qetësojë” mos marrëveshjen mes kolegeve, të cilat kishin të veshur fustane të arta.

Kjo është ideja që ka sjellë regjisori Jeremy Scott dhe fotografi Steven Meisel, që u bashkuan për të prodhuar një shfaqje teatrale për House of Moschino.

Ndryshe, gjithashtu janë shfaqur edhe si mysafir special Kania, Mason McKenrick dhe Trevor Signorino.