U përflit në media se kryeministri Rama kishte zgjedhur si truprojën e tij , Albjola Palamani, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen format e saj tërheqëse.

Ajo ishte parë shpesh pranë kreut të qeverisë në daljet e tij publike dhe u aludua se Albjola ishte truproja e tij. Madje, pas qarkullimit të lajmit në rrjet, ajo vendosi të zhdukej nga rrjetet sociale, ndërsa është ka zbuluar se në fakt  nuk është truprojë e kryeministrit, por efektive e Gardës, e cila pas publikimit të fotove rrezikon vendin e punës.

“Albjola Palamani është efektive e Gardës së Republikës, në një nga drejtoritë tona të shërbimit. Ajo nuk ka asnjë lidhje me eskortën e Ramës. Palamani ka kryer shkelje me ekspozimin në rrjetet sociale. Për këtë shkelje rrezikon edhe pezullimin nga detyra. Aktualisht, ajo ndodhet në Turqi me pushime. Ajo ka qenë pjesë e shërbimeve gjatë fushatës elektorale, ku efektivë të gardës e kanë shoqëruar në aktivitete të caktuara.”- rrëfeu Gramoz Sako, Komandant i Përgjithshëm i Gardës së Republikës për “Dosja.al”.