Reperi nga Ferizaji nuk i harron asnjëherë sakrificat dhe rrugën e vështirë që kishte ndjekur për t’i arritur ato që ka sot.

Në disa shkrime të publikuara së fundmi në InstaStory, Mozzik ka thënë se bën kujtesë ndaj kohës kur xhepat e tij ishin të zbrazët.

“Gjithmonë kujtoj kush isha..kur xhepat bosh i kisha”, ka shkruar ai në InstaStory.

I njëjti më pas ka vazhduar në postimin tjetër, duke shkruar: “Krejt çfarë flas është sigurt, jam rritë me byrek e jogurt”.

Duke pasur arasysh që vargjet në fjalë rimojnë, kjo ka lënë të aludohet nëse fjalët e tilla mund të jenë pjesë nga teksti i një prej këngëve të tij më të reja

Përndryshe, Mozzik dhe bashkëshortja e tij, Loredana, u bënë prindër për herë të parë muajin e kaluar, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre të parë, të pagëzuar me emrin Hana.