Problemet  mes reperit shumë të pëlqyer nga publiku, Majk me ish-partneren e tij, Majlinda Zekën bëri bujë në media. Majk deklaroi se Majlinda nuk e lejonte ta takonte djalin e tyre Roan. Ajo e mohoi këtë dhe e akuzoi reperin se nuk kujdesej për djalin

Në fillim të këtij viti dyshja i dhanë fund sherrit dhe Roan po qëndron prej disa ditësh me të atin.

Majk po poston shpesh foto e video me të birin dhe video e fundit është e adhurueshme.

Reperi shfaqet duke luajtur me Roanin dhe shkruan se do ta shohë më lart se veten.