Gjatë verës Demi Lovato u detyrua të qëndronte në një qendër rehabilitimi për shkak të problemeve me overdozën. Megjithatë tashmë këngëtarja është në gjendje të mirë dhe siç duket është sërish gati t’i rikthehet karrierës së saj si më parë.
 
‘Radar’ ka raportuar se Demi nuk do të qëndrojë më larg muzikës, sepse prej saj merr shumë benefite nga ana mendore. “Ajo është mirënjohëse që është ende gjallë dhe dëshiron shumë të ndihmojë njerëzit e tjerë dhe këtë gjë do ta reflektojë edhe në këngët e saj”, – ka thënë një burim për ‘Radar’.

Gjithashtu ky burim ka zbuluar se skuadra me të cilën punon nuk e detyron aspak Demin që të rikthehet sërish në punë, por ajo ndihet gati më shumë se kurrë. Pavarësisht se ajo po punon shumë nuk dihet ende se kur do të publikohen këngët e reja, por të gjitha mundësitë janë që kjo të ndodh vitin tjetër.