Prej kohësh është përfolur  se  miliarderja më e re në moshë Kylie Jenner  dhe reperi Travis Scott i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe kjo pasi në media është përfolur se Travis e ka tradhëtuar Kylien me një vajzë gjatë koncerteve të tij.

Për këtë arsyje Travis u detyrua të ndalonte disa  koncerte të tij, në mënyrë që të qëndronte dhe të sqaronte situatën me Kylien. Prej kohësh ylli i “Keeping  up with the Kardashians” nuk kishte reaguar  ndaj këtyre lajmeve  në profilin e saj postonte vetëm foto  me vogëlushen  e saj.

 

Megjithatë pak ditë më parë ajo  hodhi një video të Stromit dhe Travis, se marrëdhënjet ishin  mirë dhe se ai kujdesej për vajyen e tij. Por përsëri fansat vazhdonin të pyesnin se a janë bashkë, apo takoheshin vetëm  për hirë të vogëlushes.

 

Mbrëmjen e djeshme ajo i ka dhënë fund të gjitha thashethemeve dhe i është përgjigjur  të gjithë atyre që mendojnë që është ndar nga Travis. Kylie ka publikuar një foto ku shfaqet me partnerin e saj në momente romantike në pishinë, duke konfirmuar kështu rikthimin me të.