Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të talentuara dhe shumë e dashur për publikun shqiptar. Shumë energjike dhe i përshtatet çdo lloj rryme muzikore, Aurela ka arritur të fitojë zemrën e publikut.

Por jo të gjithë e duan. Një ndjekës e ka quajtur “plakë” profilin e saj në Instagram. Por Aurela nuk e ka lënë me kaq. Ajo e ka publikuar me emër dhe mbiemër e i ka dhënë një përgjigje që vetëm ajo mund t`ja japë.

Komentuesi ka  shkruar “Plakat në sulm”.

Aurela i ka kthyer: “Në këtë rast, ti e kushdo që mendon si ty, kush fyen, e aq më tepër njerëz që punojnë, ju dergoj shumë dashuri. Kiss my fucking hot ass. Apo e do në shqip? Ma puth b… time labe.”