Instastory duket të jetë bërë platforma e duhur për tu rrëfyer, qoftë lidhje me inatet që mund të ketë dikush me dikë, për të promovuar ndonjë projekt të ri, apo edhe për të bërë rrëfime personale
 

Instastory duket të jetë bërë platforma e duhur për tu rrëfyer, qoftë lidhje me inatet që mund të ketë dikush me dikë, për të promovuar ndonjë projekt të ri, apo edhe për të bërë rrëfime personale

Mozzik një prej reperëve më të popullarizuar të kohës së fundit, sot ka publikuar disa rrëfime sentimentale.

Artisti ka thënë që njerëzit po e dëshprojnë por kjo po e bën edhe më të fortë, sikurse thotë shprehja e vjetër.

Ai ka treguar se disa persona që në kohën kur kishte probleme financiare dhe nuk e kishin ndihmuar, tash po i kërkojnë të holla.

“Njerëzit që nuk më kanë dhënë pare kur kam pasur nevojë, sot po më lypin”, shkroi fillimisht Mozi.

Reperi gjithashtu ka paralajmëruar këngë dhe koncerte prej vitit të ardhshëm.

Megjithatë, këngëtari më tutje tha se vazhdon të bëjë një jetë modeste edhe ishte tradhtuar prej disa njerëzve.

“Njerëz të çuditshëm, jetoj me thjeshtësinë më të madhe. Se sa e sa njeri, rren veç rren edhe veç rren”, janë fjalët që ka shkruar në Instagram, Mozzik.