Pas 10 akuzave për abuzime seksuale me fëmijë të mitur reperi i njohur R.Kelly së fundmi pretendon se ishin pikërisht prindërit e tyre që i shitën ato tek ai.

Në një intervistë, 50-vjeçari u shpreh shumë i revoltuar duke kërkuar pafajsinë e tij pasi rrëfeu se nuk është aspak fajtor.

Sipas tij, ata të cilët duhet të dënohen janë prindërit e dy motrave Azriel Clary dhe Joycelyn të dyja 21-vjeç të cilët kur ato ishin të mitura i sillnin në prapaskenën e koncerteve të tij.

Nëse gjykata arrin të gjejë prova të mjaftueshme për këto akuza, R.Kelly mund të dënohet më 70 vjet burg.