Shtëpia e një reperi shqiptar të njohur në Kosovë, ka marrë flakë në lagjen Arbëria në Prishtinë gjatë ditës së sotme.

Brenda shtëpisë ishte reperi shqiptar Agustin Gega me nofkën Sin Boy, i njohur për muzikën e tij në Greqi.

Burime për “PRIVE” bëjnë me dije se të gjitha gjërat e tij personale janë djegur, mirëpo për fat të mirë, reperi nuk ka pësuar lëndime.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se përpos dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e Zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës”, shtoi më tej Ahmeti