Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi, këtë vit nuk ka pasur fatin që ta festojë pranë familjes natën e Vitit të Ri.

Tash e sa muaj ai vazhdon të jetë i  në burg e Fush-Krujës në Shqipëri, ndërsa pret të lirohet sërish për të qenë pranë fansave dhe familjes.

Megjithëse i izoluar, ai herë pas here shfrytëzon rrjetet sociale për të krijuar një lidhje me fansat e tij.

Në natën e ndërrimit të viteve, Stresi vendosi që të publikojë një fotografi në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës bëri një urim emocionues për fansat.

“Uroj që kohët e mira te së tashmës të mbesin kujtime të arta të së nesërmës.Ju dëshiroj shumë dashuri ,gëzime dhe lumturi.Një vit i ri i mbushur me shpresë.U përballa dhe do përballem me shum sfida në jetë,por nuk do dorëzohem sepse maja e malit do kohë t’i ngjitesh dhe të shijosh pamjen,nuk do rri ne shpat. Urime viti i ri 2019-tës” ka shkruar Stresi në Instagram.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe urimet nga ana e ndjekësve të tij, të cilët njëherësh edhe i kanë uruar lirim të shpejtë.