Prizreni për Murrlanin! titullohet koncerti humanitar, i cili do të organizohet në Prizren më 4 korrik dhe në të cilon do të performojë reperja e njohur Tayna.

Koncerti nuk ka karakter komercial, por për të ndihmuar shërimin e 15 vjeçarit nga Prizreni, Murrlan (Alban) Asllani, i cili pësoi lëndime serioze në boshtin kurrizor në qershor të këtij viti dhe pas operacionit po shërohet në Shqipëri.

Në kënaqësinë e fansave, në koncert do të performojë reperja Tayna. Koncerti do të mbahet më 4 korrik në ambientet e Kinemasë Lumbardhi në Prizren, me fillim prej orës 21.00. Çmimi i biletës është 10 euro dhe numri i biletave është i kufizuar. Të gjitha të hollat e grumbulluara do të përdoren për shërimin e mëtutjeshëm të Murrlan Asllanit me shpresë që do t’i mundësohet shansi për një jetë normale dhe të pavarur pas fatkeqësisë të cilën e pësoi.

Në Prizren dhe në koncert me reperen Tayna do të jenë çaste të bukura, por edhe manifestim humaniteti duke ndihmuar Murrlanin që të vazhdojë ëndrrat e rinisë… Biletat do të jenë në shitje më 4 korrik, në hyrjen e Kino Lumbardhit.