Adele ka rritur pasurinë e saj me rreth 18 milionë euro në vitin e fundit, edhe pse nuk ka qenë fare aktive në muzikë.

Këngëtarja e famshme është sërish njeriu i famshëm më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën 30 vjeç, shkruan tch. Ajo ka një pasuri prej 160 milionë euro.

Ed Sheeran mban vendin e dytë, me rreth 105 milionë euro, ndërsa ylli i “Harry Potter”-it është i treti, me 95 milionë euro.

Ky është viti i tretë radhazi që këngëtarja 30-vjeçare kryeson listën.