Aktori Jason Momoa kishte qenë pjesë e serialit më të shikuar në botë ‘Game of Thrones’, e i cili pas përfundimit të tij ka vendosur që të heqë mjekrwn që e personifikonte.

Mjekra që e kishte mbajtur  tash e 7 vite nuk ekziston, vendim ky që e mori për të mbështetur një kampanjë mbi shihet e ujit e që janë 100 përqind të riciklueshme.

Momoa u shpreh se arsyeja e këtij ndryshimi është me qëllim që të fillojmë nga vetja e pastaj të bëhen ndryshime edhe nëpër botë.

“Dukem shumë mirë pa mjekër. Dua të bëj këtë ndryshim që të ndërgjegjësoj njerëzit që të mbrojnë natyrën. Le të bëjmë një ndryshim pozitiv për shëndetin e planetit tonë. Le të pastrojmë oqeanet tona dhe tokën tonë”, u shpreh Momoa.