Aktorja Angelina Jolie ka treguar se po konsideron që në të ardhmen të lërë aktrimin për t’u bërë pjesë e politikës. Në një intervistë për programin e BBC Today, ajo tha se nuk do e thoshte këtë gjë para 20 vitesh, por tani mendon se do të shkojë aty ku është e nevojshme.

Kur u pyet nëse do të kandidonte një ditë për presidencën amerikane, ajo tha: “Nëse do më kishit pyetur para 20 vitesh, do qaja. Unë them gjithmonë se do të shkoj atje ku duhet, nuk e di nëse unë jam e aftë për politikë. Unë jam gjithashtu në gjendje të punoj me qeverinë dhe ushtrinë, kështu që jam në gjendje të bëj shumë gjëra.”