Dua Lipa po pregatit projektin e radhës, që rezulton të jetë një bashkëpunim me këngëtaren dhe tekstshkruesen suedeze Tove Lo.

Të dyja janë takuar në vendlindjen e Tove Lo, në Stockholm.

Ato kanë postuar fotografinë e njejtë në llogaritë e tyre në Instagram me kaptina të ndryshme që tregojnë për një bashkëpunim kreativ por edhe argëtues.