Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është befasuar me mbështetjen që ka marrë pas kritikave që ajo iu kishte bërë stilistëve.

Ditë më parë Bebe Rexha kishte kritikuar publikisht disa stilistë, të cilët kishin refuzuar t’i jepnin asaj veshje për “Grammy Awards”, për shkak të masave të saj trupore.

Përveç fansave që i dhanë mbështetje ishin edhe yjet që e bënë këtë, përfshirë këtu edhe Demi Lovaton.

“Vetëm doja të ndaja ngjarjen time dhe sa shumë isha e frustruar. Kurrë s’kam pritur të marrë gjithë atë mbështetje dhe dashuri”, ka thënë ajo për prestigjiozen “People”.