Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën “Health” gjersa flet për shëndetin e saj.
 

Ajo ka thënë se ndihet mirë me peshën e saj dhe i pëlqen të jetë e lirë, të bëjë çfarë të dëshiron.

“Që kur isha e vogël, kam qenë më e trashë”, filloi ajo. “Kam kaluar në një pikë që nuk e pëlqeja veten, unë eci nëpër shtëpi vetëm në të brendshme dhe në sytjena. Terapisti më tha për shkak të peshës, duhet të ecës e zhveshur pasi të ndihmon”, shton më tutje Rexha.

Këngëtarja e hitit “Meant to be” shpjegoi se nuk i privon vetes ushqimet e saj te preferuara siç janë pica, edhe pse disenjatorët kanë refuzuar të punojnë me të për shkak të madhësisë së rrobave.

Bjondina në prill nëpërmjet rrjetit social Twitter ka zbuluar se është diagnostikuar me çrregullime bipolare, duke thënë në atë kohë.

“Unë nuk dua që ju të ndiheni keq për mua. Unë vetëm dua që ju të pranoni mua. Kjo është e gjitha”, pohoi ajo.