Që prej 2015-ës diva e pop-it, Beyonce, është kthyer në vegane. Ajo nuk konsumon asnjë produkt shtazor dhe nënproduktet që vijnë nga kafshët. Por kjo nuk është e mjaftueshme për të. Me projektin “The Greenprint”, Beyonce ka vendosur të nxisë dhe të tjerët të kthehen në vegan, pasi sipas saj kjo ndikon për në ndryshimin e mjedisit.

Dhe për këtë, Beyonce ka gjetur një mënyrë mjaft të mirë dhe efikase për të bindur njerëzit: duke ofruar bileta falas për në koncertin e saj. Në njoftimin që ka bërë në profilin e saj në Instagram, Beyonce është shprehur duke thënë se ata që do hanë një vakt me perime, do të përfitojnë bileta falas.

Për të gjithë ata që duan të përfitojnë biletat e këngëtares, mjafton të klikoni në profilin e saj dhe të merrni informacionet  e nevojshme për t`u bërë pjesë e këtij projekti.

Por duhet të jeni të sinqertë!